Partia Demokratike akuzon Edi Ramën se shkel ligjin duke mos deklaruar në doganë pikturat e tij. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma vuri në dispozicion disa dokumente.Grida Duma: “Kodi Doganor, është një nga ligjet e vendit, që Edi Rama e ka shkelur këto dy vite në mënyrë të përsëritur. Mungojnë pikturat e Edi Ramës. Edhe pse ai e ka kthyer postin kryeministror në një agjensi private ekspozitash me turizmin e tij piktoresk nga Gjermania në Kinë nga Italia në Stamboll. Por Edi Rama, nuk deklaron pikturat që nxjerr jashtë për ti shitur me etiketën e kryeministrit të Shqipërisë. Ai i fsheh, duke shkelur ligjin. Ndonëse Kodi Doganor kërkon që këto të deklarohen, Edi Rama e ka përjashtuar veten nga deklarimi”Fermeri që nuk tregon kuponin për një kile qepë në burg. Berberi që nuk pret kuponin në burg- tha më tej Duma- Edi shkon e vjen në botë me pikturat e tij kryeministrore pa deklaruara asgjë, pa i hyrë ferrë në këmbë. Ligji nuk ka forcë ndaj tij.Grida Duma:“Kjo është një tjetër dëshmi e shtetit të padrejtës. Ky është Aparteidi i Edi Ramës ku sundojnë mbi ligjin e kundër ligjit ai, sajmja i drogës, beqja i tenderave, gjiknurët e cezit, ahmetaj-ryshfetaj e një grusht carapulësh, papulësh e nushësh.Edi Rama e ka shpallur veten të paprekshëm, ashtu siç bëri edhe me imunitetin që i dha vetes në parlament duke mos lejuar hetimin për vjedhjen e shekullit, aferën CEZ, më të rëndën në historinë e vendit”
Zjarri në Krujë merr përmasa të frikshme, flakët po rrezikojnë banorët dhe shtëpitë, kërkohet ndërhyrje emergjente dhe evakuim
Zjarri në Krujë po merr përmasa të frikshme, duke rrezikuar banorët dhe shtëpitë. Flakët po intensifikohen dhe po përhapen me…

