Tensione mes SHBA-së dhe Kinës

Raportet mes SHBA dhe Kinës jane tensionuar, pasi nje avion bombardues amerikan B-52 fluturoi mbi nje zone te diskutueshme pranë nje grupi ishujsh ne detin e Kinës Jugore. Pekini ka akuzuar Uashingtonin per provokim ushtarak dhe ka paraqitur ankese ndaj këtij incidenti te ndodhur ne 10 dhjetor e qe ka sjelle rritjen e alarmit ne radhët e personelit ushtarak. Ketë te shtune përmes nje deklarate, Ministria Kineze e Mbrojtjes akuzoi SHBA per rritjen e tensioneve ne rajon. “Ky veprim është provokim serioz ushtarak, qe e ndërlikon dhe militarizon situatën ne rajonin e Detit te Kinës Jugore. Ne kërkojmë marrjen e masave te menjëhershme per te parandaluar incidente te tjera dhe dëmtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”,thekson deklarata. Nga ana tjetër, Ministria siguron se do te veproje per te mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e Kinës. Ndërsa Pentagoni po e shqyrton kete çështje, nje zedhenes deklaroi se SHBA kryen rregullisht misione trajnuese ne kete rajon, por nuk ka plane per fluturimin pranë ishujve te avionëve bombardues. Kina është përfshire ne mosmarrëveshje per pronësinë e disa ishujve ne detin e Kinës Jugore dhe pretendon se ato gjenden brenda territorit te saj.

Leave a Reply