OBSH del kundër vaksinimit të fëmijëve

Vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12 deri në 15 vjeç, ka nisur tashmë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Bashkimin Europian, por zërat kritikë në mesin e ekspertëve më të lartë shëndetësorë, janë shtuar.

Shefja e programit të vaksinave në Organziatën Botërore të Shëndetësisë, Kejt O’brajan vlerëson se në kushtet kur fëmijët rrezikohen shumë pak nga COVID-19, duhet të kenë prioritet grupet e tjera më të rrezikuara.

KATE O’BRIAN

EKSPERTE PEDIATRIKE, OBSH

“Fëmijët kanë një rrezik shumë të ulët infektimi nga sëmundja që shkakton virusi COVID-19. Arsyetimi për imunizimin e tyre, fokusohet tek ndalimi i transmetimit, por në një kohë kur kemi mungesa furnizmi me vaksina në të gjithë botën, vaksinimi i fëmijëve nuk është një përparësi e lartë. Po ashtu nuk është e nevojshme të vaksinohen fëmijët para se të dërgohen përsëri në shkollë, për sa kohë që të rriturit në kontakt me ta janë imunizuar.” 

Më pak se një përqind e vaksinave kundër COVID-19 të administruara globalisht, janë përdorur në vendet e varfra. Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vazhdimësi u ka kërkuar shteteve të pasura që t’i ndihmojnë ato duke dhuruar doza vaksinash, në vend që të imunizojnë adoleshentët e fëmijët.

 

Leave a Reply