Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka nderuar me titull për harmoninë fetare At Nikolla Markun – priftin ortodoks “rebel” të kishës së Shën Mërisë në Elbasan. Në fjalën që At Nikolla Marku ka mbajtur para të pranishmëve, përfaqësues të besimeve fetare në Shqioëri, e vuri në dukje faktin se “Kisha Ortodokse Shqiptare nuk e pranoi kandidaturën time”. Atë e pranoi vetëm Kisha Ortodokse e Maqedonisë, patriarkanë më vete – por unë jam një prift ortodoks i zgjedhur nga populli i Elbasanit në kishën e Shën Mërisë. Unë dua të bëj pak histori dhe ta kthej të vërtetën e bisedës, – tha ai, – sepse nuk dua asgjë veç drejtësisë. Ky popull që qënka me mijëra e më ka zgjedhur mua – e paska gabim! Ndërsa “zotëria” që ka ardhur këtu, – qenka i zgjuari i botës! Unë asnjëhërë nuk kam kërkuar ngritje në hierarkinë e klerit e as për të marrë një vend në kryesinë e kishës ortodokse shqiptare, – tha ai, -por, historia e kishës është për të ardhur keq. Më vjen keq që historia që fillon nga Rilindasit, të cilët bënë çmos për ta çuar Kishën Ortodokse nga një organizim i vogël në një organizim më të madhe me mentalitet historik të vërtetë, kontruktiv dhe demokratik, nuk është në drejtësinë e duhur. Nuk duan shqiptarë, po duan të huaj. Historisë do ia kërkojmë më vonë, se do të na kërkojnë llogari fëmijët shqiptarë që Kisha Ortodokse Shqiptare ta ketë kreun e saj, Sinodin, me trup dhe gjak shqiptar,” theksoi Marku. At Nikolla Marku është arsimuar dhe veshur si prift nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë, kishë që është patriarkanë më vete, duke injoruar tërësisht influencat e kishës greke si dhe patriarkanën e Stambollit. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë e drejtuar nga kryepeshkopi Anastas Janullatos ka deklaruar se Marku është vetëshpallur prift dhe nuk njihet nga asnjë kishë në botë si i tillë. /voal.ch
Tërmet në Shqipëri
Pak minuta më parë, një tërmet është regjistruar në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC), tërmeti është regjistruar me…