Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare dy ditroe në Izrael. Shefi i qeverisë është pritur mëngjesin e sotëm nga homologu Benjamin Netanjahu.Dy kryeministrat Netanjahu dhe Rama firmosën një marrëveshje miqësie dhe një marrëveshje bashkëpunimi të ndërsjelltë.Netanyahu vuri në dukje se ndërsa nënshkrimi i marrëveshjeve shënoi 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, miqësia midis Shqipërisë dhe popullit hebre shkon shumë më larg në kohë.“Ne kurrë nuk harrojmë miqtë tanë,” tha Netanyahu, duke vënë në dukje se Shqipëria ishte i vetmi vend më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore.“Jerusalem Post” shkruan se gjatë Holokaustit, shqiptarët, të cilët janë kryesisht myslimanë, kishin rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë, duke përfshirë edhe hebrenjtë që kishin ikur nga vendet e tjera.
Zjarri në Krujë merr përmasa të frikshme, flakët po rrezikojnë banorët dhe shtëpitë, kërkohet ndërhyrje emergjente dhe evakuim
Zjarri në Krujë po merr përmasa të frikshme, duke rrezikuar banorët dhe shtëpitë. Flakët po intensifikohen dhe po përhapen me…
