Kryetari i KMSH-së z. Skender Bruçaj mori pjesë në Forumin e 11 Ndërkombëtar Mysliman, zhvilluar në Londër.
“Feja, identiteti dhe politika në botën e ndryshimit të vlerave”, ishte tema e forumit tre ditor, ku kreu i KMSH-së ka diskutuar me përfaqësues të shumtë të institucione ndërkombëtare islame, me akademikë dhe studiues nga vende të ndryshme të botës, lidhur me sfidat dhe rolin e myslimanëve në botën e globalizuar.
Për këtë ai ka dhënë shembuj konkretë nga modeli shqiptar i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare në vendin tonë, duke theksuar se janë pikërisht burimet hyjnore islame, qe na edukojne me mesime respekti e harmonie në emër të vlerave tona universale./ KMSH