Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka bere pergjegjes kryeministrin Edi Rama per nivelin e korrupsionit ne vend. Ne nje postim ne rrjetet sociale, Basha ka ironizuar rivalin politik, duke vene ne dukje se pas 8 vjetesh pranoi se drejton nje qeveri te zhytur ne korrupsion. Nderkaq, nga selia e PD, deputetja e zgjedhur, Jorida Tabaku ka theksuar se korrupsioni nuk eshte çeshtje ligji por vullneti politik.
“Nuk është faji i 30 specialistëve në ministritë e linjës, që sistemi i korrupsionit është kapilar, nga nivelet më të larta, në ato më të ulëta, por është faji i modelit dhe i sistemit që ka keq qeverisur Edi Rama. Nuk është çështje ligji, nuk është çështje teknike, nuk është çështje kriteresh të ligjit, por është çështje e vullnetit politik.”
Tabaku ka sjelle ne vemendje procesin e rindertimit, duke theksuar se të gjitha tenderat e rindërtimit që mbikqyren nga vete kryeministri janë dhënë pa garë, janë dhënë në limitet e fondit, me 99% të vlerës.