Helmimi masiv i banorëve në Deçan, Kurti: Do t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me helmimin e rreth 900 banorëve në Deçan. Ai siguroi se qeveria do t’iu përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendje së tyre.

Në një njoftim në “Facebook”, Kurti nënvizon se edhe pse nuk ndodhet fizikisht në Kosovë, ka komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse

“Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse. Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit. Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia. Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes.Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.”

Leave a Reply