Aspiruesja olimpike e hedhjes së çekiçi, Alegna Osorio, humbi jetën, më 29 korrik, nga plagët e marra gjatë një aksidenti në stërvitje, njofton Instituti Kombëtar i Sporteve të Kubës.
19-vjeçarja ishte goditur tragjikisht nga një çekan i lëshuar prej kolegeve të saja në një fushë sportive në Kubë, në muajin prill.
“Ne ndajmë këtë dhimbje të rëndë me familjen e saj”, ka thënë Osvaldo Vento, president i Institutit Kombëtar të Sporteve të Kubës – transmeton Kosovapress.
Youth Olympian Alegna Osorio dies after being struck by hammer during training https://t.co/xN9JdHIZLp
— The Guardian (@guardian) July 29, 2021
Osorio ishte renditur e katërta në olimpiadën e të rinjve në ‘Buenos Aires 2018’ dhe kishte fituar një medalje bronzi në kampionatin Pan-Amerikan për nën 20-vjeçarë që u mbajt para dy vitesh.
Sportistë të shumtë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, ‘Tokio 2020’, i kanë bërë homazhe në rrjetet sociale.