Synonte medalje në Tokio 2020, 19-vjeçarja vdes gjatë stërvitjes, e goditi në kokë çekiçi

Aspiruesja olimpike e hedhjes së çekiçi, Alegna Osorio, humbi jetën, më 29 korrik, nga  plagët e marra gjatë një aksidenti në stërvitje, njofton Instituti Kombëtar i Sporteve të Kubës.

19-vjeçarja ishte goditur tragjikisht nga një çekan i lëshuar prej kolegeve të saja në një fushë sportive në Kubë, në muajin prill.

“Ne ndajmë këtë dhimbje të rëndë me familjen e saj”, ka thënë  Osvaldo Vento, president i Institutit Kombëtar të Sporteve të Kubës – transmeton Kosovapress.

Osorio ishte renditur e katërta në olimpiadën e të rinjve në ‘Buenos Aires 2018’ dhe kishte fituar një medalje bronzi në kampionatin Pan-Amerikan për nën 20-vjeçarë që u mbajt para dy vitesh.

Sportistë të shumtë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, ‘Tokio 2020’, i kanë bërë homazhe në rrjetet sociale.

Leave a Reply