Në Cetinje të Malit të Zi, ku shpërthyen trazira për shkak të kundërshtimit të shugurimit të mitropolitit Joanikije të Kishës Ortodokse Serbe atje, ishin të pranishëm edhe korrespondentë të dyshimtë rusë.
E tillë është edhe korrespondentja ruse Alina Arsenieva, e cila është gjithashtu autore e kanalit “Balkan Spy” në rrjetin social rus Telegramin, që njihet për mbulueshmëri mediatike për Ballkanin Perëndimor.
Prezenca e korrespondentëve rusë në “zonat e nxehta” nuk mungon asnjëherë, e veçanërisht në vendet në të cilat kanë interesa gjeo-strategjike.
Se fundmi, Arsenieva është parë duke u fotografuar para mjeteve të blinduara të Policisë së Malit të Zi, ku nga praktikat e kaluara, përveç shpërndarjes së dezinformatave, gazetaret rus kanë kryer edhe punën e spiunimit, siç edhe vërtetohet nga vete emri i kanalit të saj në Telegram.
Alina Arsenieva gjithashtu është korrespondente ruse në Rifan.ru, ku mbulon pjesën e Ballkanit.
Raste të ngjashme të spiunëve rus, janë identifikuar edhe kapur nga autoritetet e sigurisë në Kosovë, siç ishin për shembull, Oksana Sazonova në vitet 2014 dhe 2015, pastaj në vitin 2019, kur Andrey Kondrashov po “filmonte” fshehurazi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.