Korrespondentë të dyshimtë rusë prezentë në shugurimin e mitropolitit Joanikije në Cetinje të Malit të Zi

Në Cetinje të Malit të Zi, ku shpërthyen trazira për shkak të kundërshtimit të shugurimit të mitropolitit Joanikije të Kishës Ortodokse Serbe atje, ishin të pranishëm edhe korrespondentë të dyshimtë rusë.

E tillë është edhe korrespondentja ruse Alina Arsenieva, e cila është gjithashtu autore e kanalit “Balkan Spy” në rrjetin social rus Telegramin, që njihet për mbulueshmëri mediatike për Ballkanin Perëndimor.

Prezenca e korrespondentëve rusë në “zonat e nxehta” nuk mungon asnjëherë, e veçanërisht në vendet në të cilat kanë interesa gjeo-strategjike.

Se fundmi, Arsenieva është parë duke u fotografuar para mjeteve të blinduara të Policisë së Malit të Zi, ku nga praktikat e kaluara, përveç shpërndarjes së dezinformatave, gazetaret rus kanë kryer edhe punën e spiunimit, siç edhe vërtetohet nga vete emri i kanalit të saj në Telegram.

Alina Arsenieva gjithashtu është korrespondente ruse në Rifan.ru, ku mbulon pjesën e Ballkanit.

Raste të ngjashme të spiunëve rus, janë identifikuar edhe kapur nga autoritetet e sigurisë në Kosovë, siç ishin për shembull, Oksana Sazonova në vitet 2014 dhe 2015, pastaj në vitin 2019, kur Andrey Kondrashov po “filmonte” fshehurazi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Leave a Reply