Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë qëlloi me hark dhe shigjeta qytetarët. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Kongsberg në jugperëndim të kryeqytetit Oslo.
Policia tha se ka arrestuar personin e dyshuar, duke shtuar se kishte vepruar i vetëm. Sipas autoriteteve norvegjeze, autori kishte lëvizur i vetëm nëpër qytet dhe kishte qëlluar qytetarët me hark dhe shigjeta.
Sipas mediave vendase, autori qëlloi qytetarët brenda një supërmarketi. Numri i viktimave është i paqartë, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalet aty pranë. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore. Ministrja e Drejtësisë Monica Maeland po ndjek nga afër dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë.