Ish lideri i PD, Sali Berisha feston sot 77-vjetorin e lindjes. Me anë të një postimi në rrjete sociale thotë se është i lumtur dhe i motivuar në mbrotjen e të drejtave.
Ndër të tjera shton se beson se do të ketë mision të ri, jetik dhe vendimtar për fatin e PD dhe demokracisë në Shqipëri. Berisha shpreh edhe mirënjohje ndaj familjarëve, miqve dhe simpatizantëve të tij, me të cilët thotë se do të përmbushin misionin.
“Sot 77 vjeç!
Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditelindje me gjen:
– Me te motivuar se kurre ne mbrojtjen e te vertetave qe une besoj dhe,
– Ne nje mision te ri, jetik dhe vendimtar per fatin e Partise Demokratike dhe demokracise ne Shqiperi!
Mirenjohje te pakufishme te Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbeshtetesve te mi ne Shqiperi dhe kudo qe jane, te cilet me besimin dhe mbeshtetjen e tyre bejne te mundur te permbushim se bashku kete mision! Lavdi Zotit! sb”, shkruan Berisha.