Ekspertet vlerësojnë se ulja e papunësisë duhet te jete ne top listën e detyrave qe qeveria duhet te realizoje gjate këtij viti. Kjo është edhe reforma me impaktin me te gjere, çka sjell edhe përmirësimin e mirëqenies se qytetareve. Por per te realizuar ketë, ekspertet sugjerojnë nje klime me pozitive për biznesin, si gjeneruesi kryesor i vendeve te punës. Per ekspertet ne 2016, ekonomia duket se do te përballet me te njëjtat probleme si ne vitin qe lame pas, por me problematiken ata vlerësojnë klimën e tensionuar politike. 2015 ishte nje vit i vështire, per ekonominë ne tërësi, reformat e ndërmarra per te vendosur ligjshmërinë ne pagesën e detyrimeve, si tek qytetaret edhe te bizneset jane shoqëruar edhe me rritje te kostos se operimit, duke stepur sipërmarrësit te zhvillojnë me tej aktivitetin e tyre.
Seuli thotë se Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë Rusisë
Koreja e Veriut e ka furnizuar rishtazi Rusinë me sisteme shtesë të artilerisë, për ta mbështetur në luftën e saj…