Duke u përpjekur të sjellin një mesazh shprese për 2016-n, pjesëtarë të OJQ-ve dhe banorët e ishullit Lesbos kanë krijuar në një prej kodrave të ishullit simbolin e paqes, me rreth mijëra jelekë shpëtimi, duke i bërë thirrje edhe njëherë BE-së, që të krijojë një kalim të sigurtë për refugjatët dhe emigrantët, të cilët rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar nga Turqia në Greqi.“Ne kishim rreth 2500 jelekë shpëtimi dhe 60 vullnetarë. Duam të dërgojmë në botë, në ditën e Vitit të Ri, një mesazh që të krijohet një kalim i sigurtë. Paqe!”, tha Paul, vullnetar.Midis aktivistëve u ndodh për herë të dytë në ishullin e Lesbosit edhe artisti kinez, Ai Ëeiëei, që ka kritikuar kushtet në të cilat punojnë autoritetet lokale dhe vullnetarët e huaj, ndërsa i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, që të bëjë më shumë për të ndihmuar Greqinë në trajtimin dhe përballimin e këtij fluksi të paparë të refugjatëve. Ai do të qëndrojë në Lesbos për 3 muaj, pasi do të krijojë një vepër arti për nder të refugjatëve.“Ndodhem për të ndihmuar njerëzit këtu, për të pritur këta refugjatë, për t’i shpëtuar këta njerëz të pafatë. Ata janë njerëz shumë të guximshëm, unë shoh foshnjat, nënat, të rinjtë dhe pleqtë. Ata sakrifikuan gjithçka, vetëm për të ardhur këtu, ndaj duhet të kenë një mbrojtje, pasi i pret një e ardhme, e cila është e panjohur për ta”, tha Ai Weiwei, artist dhe aktivist kinez.Agjencia e Bashkimit Europian, “Frontex”, bëri të ditur një javë më parë se dërgoi në Greqi 293 roje bregdetare, inspektorë, përkthyes dhe 15 anije në ishujt e Egjeut: Lesbos, Kios, Kos, Leros, Samos dhe Kastelorizo, pikat më të njohura të hyrjes për mijëra njerëz të dëshpëruar, që kërkojnë të shkojnë në Europën qendrore.Por, me gjithë masat e BE-së, premtimet e Turqisë dhe kushtet e këqija të motit, qindra emigrantë dhe refugjatë vazhdojnë të vijnë drejt ishujve grekë, kryesisht nga zonat e luftës si Siria, Iraku dhe Afganistani.Edhe në orët e para të Vitit të Ri, një varkë e vogël e mbingarkuar me burra, gra, fëmijë dhe foshnjë ka bërë udhëtimin e rrezikshëm nga brigjet e Turqisë dhe ka arritur në veri të ishullit të Lesbosit./ Top Channel
Rutte takohet me Trump, Sekretari i NATO-s bisedon me Presidentin e zgjedhur të SHBA për sigurinë globale
Donald Trump është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Florida. Ata kanë diskutuar për një sërë…