Kryeqyteti gjerman nën dritat e festave
Teksa Gjermania po përballet me një situatë të vështirë për shkak të infektimeve të shumta me Covid-19 duket se vendi është gati për festat e fundvitit.
Kryeqyteti gjerman është i mbushur me drita dhe pemë Krishtlindjesh ndërsa berlinezët bëjnë shëtitjet e tyre, pavarësisht frikës për një valë të katërt të koronavirusit.
Shumë gjermanë janë ulur për të shijuar një gotë verë teksa të tjerë nxitojnë për blerjet e Krishtlindjeve.
Babagjyshët, elfët dhe dekorimet e qirinjtë janë kudo rrugëve të kryeqytetit për fëmijët e të rriturit të cilët presin të festojnë.
Njerëzit janë mbledhur për të patinuar në pistën e patinazhit e cila është vendosur në kryeqytet.
Shumë prej tyre kanë zgjedhur përdorimin e maskave për të qenë të mbrojtur teksa në ambientet e jashtme kufizimet duket se nuk zbatohen në këtë periudhë te vitit.