Berlini në atmosferë festive mes infektimeve të shumta

Kryeqyteti gjerman nën dritat e festave

Teksa Gjermania po përballet me një situatë të vështirë për shkak të infektimeve të shumta me Covid-19 duket se vendi është gati për festat e fundvitit.

Kryeqyteti gjerman është i mbushur me drita dhe pemë Krishtlindjesh ndërsa berlinezët bëjnë shëtitjet e tyre, pavarësisht frikës për një valë të katërt të koronavirusit.

Shumë gjermanë janë ulur për të shijuar një gotë verë teksa të tjerë nxitojnë për blerjet e Krishtlindjeve.

Babagjyshët, elfët dhe dekorimet e qirinjtë janë kudo rrugëve të kryeqytetit  për fëmijët e të rriturit të cilët presin të festojnë.

Njerëzit janë mbledhur për të patinuar në pistën e patinazhit e cila është  vendosur në kryeqytet.

Shumë prej tyre kanë zgjedhur përdorimin e maskave për të qenë të mbrojtur teksa në ambientet e jashtme kufizimet duket se nuk zbatohen në këtë periudhë te vitit.

Leave a Reply