Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Pa Rrotlla” ,Milaim Zeka, ka treguar një rrëfim prekës, sipas së cilit vihen në pah disa nga veprimet jo atdhedashëse dhe kontroverse të disa ish- luftëtarëve të UÇK-së. Këto deklarata Zeka i ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke shtuar se tanimë ne po e varrosim veten të gjallë, duke e fshehur të vërtetën e dhimbshme. E gjithë kjo duke u bazuar në rrëfimet e disa burrave të një fshati brenda Kosovës, që Zeka kishte takuar dje dhe i kishin dhënë informacione e rrëfime të ndryshme për veprat e disa ish-luftëtarëve të UÇK-së ndaj popullatës së pafajshme civile kosovare. /parrotlla.net/Postimi i Milaim Zekës:Ne jemi kufoma të gjalla, sepse kurrë s’ kemi guxu ta themi të vërtetën.Para pak minutave po komunikoja me një shqiptar të Zvicrës, i cili po më thoshte se një i afërm i tij gjatë luftës kishte ardhur në Kosovë me 20 000 franga, edhe pasi ia kishte dorëzuar një ish komandanti, e kishin rreh të shkretin për vdekje.Mbrëmë kam qenë me një darkë, ku disa burra të një fshati tregonin me emër e mbiemër, po natyrisht duke më lutur në tokë e në qiell që të mos shkruaja me emra , se si me një fshat nga ora 21 e mbrëmjes deri në dy të mengjesit i kishin rreh një grup fshatarësh me shkopinjë të bejsbollit 27 fshatarë. Fillimisht mendova se kishin qenë forcat serbe, po jo më thanë: Kanë qenë këta vëllezërit tanë të UÇK’së.Njëri prej tyre tepër i revoltuar u ngrit e tha: – Pak ua kanë bërë çka ashtë dashtë me ju ba. Unë të paktën nuk rri me ta. Juve edhe ju kanë rrahë si shtazët, edhe ua lëpini bythën, edhe nuk guxoni me folë.Po hiq nuk e kam me këta të shkretë që edhe i kuptoj. Po çka me i ba njërit prej zyrtarëve më të lartë të AKI-së (Agjencionit Kosovar të Intelegjencës) i cili me tha: – E kemi listën prej 134 shpijunave që kanë qenë të infiltruar në radhët e UÇK’ së, po nuk po na lanë me e publiku. Ose njërit prej krereve kryesorë të PDK’ së, njëri i piramidës së UÇK’ së, i cili më thotë që kemi fakte të tmerrshme për një ish kryeprokuror, se ka bashkëpunuar me shërbimin sekret serb edhe ende bashkëpunon dhe prap heziton te mi jepë faktet.Po mendoj, pothuajse për çdo ditë, Zot ruana kur të dalin faktet e tmerrshme që ky soj i njerëzve kanë vra udbash, vetëm për t i mbuluar gjurmët e tyre. Për këtë e kanë vra Selim Broshën, Ajet Istogun, Hamëz Hajren, dreqin e të birin. Për asgjë tjetër. Me pas qenë këta të pastër edhe hallall, para kombit e përpara Zotit, të gjithë i kishin arrestu edhe i kishin nxjerrë përpara gjygjit. Ose, minimumi që kanë mundur të bëjnë, ka qenë hapja e dosjeve. Këtyre ju konvenon që të gjithë të përbaltemi. Sidomos pjesa më e persekutuar nga UDBA. Të thonë pastaj: Hajt bre burrë, se edhe per ty kanë thanë, po na e dim që je i pastër. Edhe për ne po thonë, po edhe ti e din që ne jemi të pastër….Pasha Zotin bash kurgja nuk po di…. Vetëm po them që një popull që kurrë s’ ka guxu ta thotë të vërtetën, ai popull është kufomë e gjallë, asgjë më shumë!!!/ Pa Rrotlla
Tërmet në Shqipëri
Pak minuta më parë, një tërmet është regjistruar në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC), tërmeti është regjistruar me…