19-vjeçari i maskuar kërcënon Mbretëreshën e Britanisë, videoja shpërndahet para se të arrestohet

Një 19-vjeçar i maskuar dhe i veshur me rroba të zeza kërcënoi se do të vriste Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabeth II. Kërcënimin ndaj Mbretëreshës e ka bërë përmes një videoje, ku shfaqet me hark në dorë.

19-vjeçari u identifikua si Jaswant Singh Chail dhe u arrestua dy ditë më parë në 25 Dhjetor. Videoja në rrjetet sociale u shpërnda 24 minuta përpara se ai të arrestohej.

I riu u gjet 500 metra larg apartamenteve të Mbretëreshës brenda territorit të kështjellës Windsor. Oficerë të armatosur e arrestuan menjëherë sapo 19-vjeçari kapërceu gardhin rrethues. Në dorë ai dyshohet se mbante një hark.

Në videon e shpërndarë përpara arrestimit, ai thoshte se do të vriste Mbretëreshën e Britanisë dhe mesa duket ishte frymëzuar nga filmi Star Wars.

Më vjen keq për atë që kam bërë dhe për atë që do të bëj. Do tentoj të vras Elizabeth, Mbretëreshën e Familjes Mbretërore. Kjo është hakmarrje për ata që kanë vdekur në masakrën e Jallianwala Bagh në vitin 1919. Gjithashtu është hakmarrje për ata që janë vrarë, që janë poshtëruar dhe diskriminuar për shkak të racës së tyre”, ka thënë ai në video-mesazhin e tij, raporton “The Sun”.

Dyshohet se i riu që u arrestua nga policia angleze vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Leave a Reply