Gazetari bën deklaratën e fortë: Lista e pagave, në dorën e gjobëvënësve

Gazetari Sokol Bregu ka komentuar në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus” edhe skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve, i cili ka cenuar privatësinë e qytetarëve.

Ai u shpreh se kjo listë është në dorën e gjobëvënësve.

“Kjo faturë tatimore që iu vihet sot në dispozicion, në 2016 dhe 2017 ka qenë në dorën e të gjithë atyre që vënë gjoba në këtë vend, dhe ata e dinin se sa merrnin shqiptarët. Unë kam të dhëna nga shumë biznesmenë që të ardhurat e tyre tatimore më përpara u shkonin gjobvënësve. Këta të fundit marrin nga ata që fitojnë më shumë, sepse mua nuk kanë çfarë të më marrin…”

Leave a Reply