Në prefekturën e Tiranës është mbledhur me urgjencë këtë të enjte Shtabi i Emergjencave, takimi i dytë ky brenda kësaj jave.
Mbledhja është thirrur nga prefekti Sadi Vorpsi, me qëllim koordinimin e punës dhe rritjen e gatishmërisë përballë situatës së vështirë të shkaktuar nga përmbytjet. “Prioriteti ynë është jeta e qytetarëve dhe parandalimi i katastrofave. Sigurisë së njerëzve duhet t’u jepet rëndësi e veçantë”, ka deklaruar Vorpsi. Ai ka kërkuar nga grupet e punës që të garantohet sa më shpejt kalueshmëria në akset rrugore problematike./ Top Channel