Vritet një person në Paris

Ne ditën kur Franca përkujton njëvjetorin e sulmeve ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo” dhe nje supermarketi hebre, ku gjeten vdekjen 17 persona, nje tjetër sulm eshte regjistruar ne kryeqytetin Paris. Një person me thike tentoi te hynte brenda nje rajon policie, por forcat e rendit kane ndërhyre ne kohe dhe e kane vrare.

Dyshohet se personi mbante ne trup nje rrip me eksploziv. Vetem pak kohe përpara raportimit te kësaj ngjarjeje, presidenti Hollonde premtoi shtimin e forcave te rendit me 5 mije pjesëtare te policisë dhe xhandarmerisë deri ne vitin 2017, per te forcuar masat e sigurisë. Ai kërkoi gjithashtu me shume bashkëpunim te policisë, ushtrisë dhe shërbimeve te inteligjencës.

Leave a Reply