Rreth 60 të shoqëruar për protestës tek godina e PD

Prokuroria e Tiranës ka vijuar hetimet për protestën e djeshme tek godina e selisë së Partisë Demokratike.

https://www.youtube.com/embed/Y4QOM3T16nY

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se deri tani numri i personave të shoqëruar në komisariat për dhunën në protestë ka shkuar në 60.

Por mësohet se ky numër mund të rritet akoma, pasi prokuroria është duke vijuar hetimet. Sipas gazetares po këqyren të gjitha kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e personave që kanë dëmtuar selinë e PD.

Protesta e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha u zhvillua një ditë më parë dhe u shoqërua me akte dhune, pasi protestuesit u qëlluan nga brenda godinës. Pas protestës mes Berishës dhe Bashës ka pasur akuza të ndërsjellta./Klan.Tv

Leave a Reply