Një ngjarje e rëndë me protagonist një shqiptar ka ndodhur sot në Athinë. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kypseli.
Sipas medias Protothema një shqiptar ka dalë nga banesa e tij në rrugën Efesit dhe ka nisur të qëllojë me armë.
Menjëherë pas njoftimit për këtë ngjarje forca të shumta policie kanë shkuar në këtë zonë dhe kanë rrethuar banesën e shqiptarit.
Mësohet se policia ka arritur që ta bindë që dorëzohet dhe e ka arrestuar. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje./tvklan.al