Alarm në Athinë, shqiptari del nga banesa dhe qëllon me breshëri arme

Një ngjarje e rëndë me protagonist një shqiptar ka ndodhur sot në Athinë. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kypseli.

Sipas medias Protothema një shqiptar ka dalë nga banesa e tij në rrugën Efesit dhe ka nisur të qëllojë me armë.

Menjëherë pas njoftimit për këtë ngjarje forca të shumta policie kanë shkuar në këtë zonë dhe kanë rrethuar banesën e shqiptarit.

Mësohet se policia ka arritur që ta bindë që dorëzohet dhe e ka arrestuar. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje./tvklan.al

https://www.youtube.com/embed/yxT1i8Ev5PE

Leave a Reply