Ushtarët jordanezë, të enjten, kanë vrarë, të paktën, 27 persona të armatosur që kontrabandonin drogë, si dhe u plagosën edhe disa individë të tjerë teksa kalonin kufirin nga Siria, thuhet në deklaratën e ushtrisë së Jordanisë.
Ndërsa, disa persona të tjerë, që ishin në këtë rast dhe që kishin drogë me vete, u larguan përsëri drejt Sirisë, gjatë tentativës së fundit për të kaluar kufirin. Edhe vitin e kaluar në këtë kufi kishte zhvillime të tilla që janë në rritje, për shkak të këtyre ushtria i ka ashpërsuar masat e saj.
“Ne do t’i godasim ata që guxojnë të ngatërrohen me sigurinë tonë kombëtare,” thuhet në deklaratën e ushtrisë.
Në këtë deklaratë nuk specifikohet se ku ka ndodhur ngjarja më saktësisht, por disa burime për Reuters kanë thënë se ndodhi në një zonë në verilindje të qytetit Mafraq në Jordani.