Policia e Kosovës bëri me dije se 14 persona janë lënduar në protestën e sotme të mbajtur nga opozita. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i policisë. Baki Kelani deklaroi se janë plagosur 10 policë, 2 qytetar dhe 2 gazetarë sot në Prishtinë. Ai fillimisht ka treguar se Policia nuk e ka penguar ardhjen e protestuesve në tubim, ndërsa janë ndaluar të merrnin pjesë 42 persona që vinin nga Shqipëria Kelani ka thënë se përshkallëzimi i situatës ka ardhur pas protestuesit kanë gjuajtur ne drejtim te qeverisë. Ndërkaq, u bë e ditur se deri më tani janë arrestuar 24 protestues.
Tërmet në Shqipëri
Pak minuta më parë, një tërmet është regjistruar në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC), tërmeti është regjistruar me…