Perberesit:
1 kg gjalpe
1kg miell
15 te verdha veze (nje veze komplet)
Gjalpin e tresim në nje tigan duke Ja hequr shkumen dhe pasi ka marr ngjyren floriri dhe mban arome te mire e heqim nga zjarri. Pasi ftohet e shtojme vezet dhe e perziejme mire derisa te behet nje mase e trajtshme. Pastaj shtojme miellin dhe e perziejme perseri mire e mire derisa te fitojme masen e duhur si brum pak I forte por qe te krijohet kokerr.(po u desht miell mund te shtojme dhe fare pak). I rendit ne tepsi dhe i zbukurova pak kokrat. E poqa ne temperature 160*C/320*F per 1 ore e gjysem
Sherbeti: 1.5 litra uje + 1.300 gr sheqer e ziejme per 10 min i hedhim nje luge gjelle leng limoni dhe ja hedhim sheqerpares siper. Duhet te jene te dyja te vaketa dhe sheqerparja dhe sherbeti.