Një zëdhënës i ministrisë, Oleksandr Motuzyanyk, pohoi se Rusia ka përqendruar përpjekjet në okupimin e qyteteve lindore të Ukrainës, Rubizhne dhe Popasna dhe qytetin jugor të Mariupol, raporton bbc.
Ai shtoi se betejat në rrugë po vazhdojnë në Mariupol, të cilat forcat ruse nuk kishin arritur ta kapnin plotësisht që nga fillimi i luftës.
Zëdhënësi tha se luftime aktive po zhvilloheshin rreth fabrikës së çelikut dhe hekurit, si dhe në zonën e portit.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar të bombardojë edhe vendbanime të tjera duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.