Zelensky, shteteve: Përgatituni për mundësinë që Putin të përdorë armë bërthamore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se të gjitha shtetet e botës duhet të jenë të përgatitura për mundësinë që homologu i tij rus, Vladimir Putin, të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

“Jo vetëm unë, por e gjithë bota, të gjitha shtetet, duhet të jenë të shqetësuara, sepse mund të mos jetë informacion i saktë, por mund të jetë i vërtetë”.

“Ata mund t’i përdorin armët kimike, sepse për ta jeta e njerëzve nuk ka asnjë vlerë. Kjo është arsyeja. Ne duhet të mendojmë të mos kemi frikë, por të jemi gati. Kjo nuk është një çështje vetëm për Ukrainën, por për gjithë botën, mendoj”, ka thënë Zelensky në një intervistë ekskluzive për CNN nga zyra e presidentit në Kiev.

Zelensky ka qëndruar në Ukrainë gjatë gjithë luftës 50-ditore me Rusinë, pasi forcat e Ukrainës iu kanë rezistuar përpjekjeve të Kremlinit për të kapur Kievin dhe kanë detyruar Rusinë të ripërqendrojë përpjekjet e saj të luftës në rajonet lindore dhe jugore të vendit, ku Ukraina po parashikon një përshkallëzim të konsiderueshëm të luftimeve në ditët në vijim.

Leave a Reply