Ulet çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtar

Ari i zi shënoi një rënie me 5%

Çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare ka pësuar një rënie prej rreth 5%, pas raportimit shqetësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi uljen e parashikimeve përsa i përket rritjes ekonomike.

Në bursën e Teksasit çmimi shënoi 102 Dollarë për fuçi, ndërsa në atë të Londrës 107 Dollarë për fuçi.  Edhe pse vendet e OPEK-ut ulën prodhimin e tyre, çmimi i naftës sërish shënoi rënie.

Fondi Monetar Ndërkombëtar uli parashikimet e tij për rritjen ekonomike globale duke arsyetuar se lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e inflacionit, i cili do të vijojë të mbetet një rrezik në ekonominë globale.

Leave a Reply