Një person i plagosur me armë në Shkodër

Nga burimet mësohet se në spital është paraqitur një person i plagosur me plumb në këmbë. Ai ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

I plagosuri me iniciale E.R. 28 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash”, pasi policia u njoftua se në këtë zonë kishte të shtëna me armë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore.

Informacioni paraprak i Policisë së Shkodrës:

Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi  E. R., 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”,  Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja  e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply