Censura që do i bëjë zarar Shaqir Fetait

Informatat mbi “aktivitetet” e Shaqir Fetait dhe honxho-bonxhove të tij, të gjitha përcillen me dhjetra komente plot mllef, urrejtje, sharje e ofendime. Natyrisht, këto të fundit duhet të fshihen, sepse nuk përcjellin mesazh njerëzor, por ama, disa që fshihen e me të cilat nuk njohtohet Shaqir Fetai, shkon në dëm të “reisit”!

Ja për shembull, për t’ia ruajtur nervat dhe disponimin alamet “reisit” të cilit, vetëm edhe një lule në vesh që i mungon, nguten dhe i fshijnë komentet e besimtarëve të ndryshëm.
Një prej komenteve të fshirë ishte edhe ai i një qytetari, që me gjasë qenka medresant, të cilin ia bën “iftarit të Shaqir Fetait me kryeministrin e RMV-së”!
Qytetari shpreh habinë se si Shaqir Fetai me inkasantët e vetë u mbyt duke kërkuar fitra e zeqat për Medresenë Isa Beu, ndërkohë që iftarin dhe lojalitetin nuk ia kushtëzon kryeministrit me akreditimin e Medresesë.
Qytetari ia tërheq vërejtjen Shaqir Fetait që, nëse në afat sa më të shkurtë nuk akreditohet Medresja, atëherë duhet ta dijë që nxënës në Medrese nuk do të ketë dhe, inkasimi i fitrit dhe zeqatit prej myslimanëve do të jetë përpjekje për ta plaçkitur institucionalisht popullatën myslimane të vendit.
Të paktën nga ky iftar Shaqir Fetai është dashur ta informojë opinionin e gjërë me atë se çka tha kryeministri për akreditimin e Medresesë. Ky po që do të ishte lajm dhe, sa për ngrënien e mishit me kryeministrin, kjo nuk paraqet kurrfarë lajmi! Bash kurrfarë. Pardon, një “lajm” i tillë veçse që tregon për babëzinë e egër të Shaqir Fetait, ves ky që nuk i shkon një myslimani!

 

Leave a Reply