Më 22 Maj zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së

Kuvendi Kombëtar i PD ka vendosur mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të partisë më 22 Maj.

“Me propozimin e Komisionit të Rithemelimit Kuvendi vendosi përcaktimin e datës 22 Maj si dita ku do të zhvillohet zgjedhja për kryetarin e PD”, tha Belind Këlliçi, kryetar i Komisionit të Drejtimit të Punimeve.

Po ashtu, Kuvendi konstatoi vakancën e pozicionit të kryetarit të grupit parlamentar të PD.

“Ngarkohet Këshilli Kombëtar për zgjedhjet dhe caktimin së bashku me nënkryetarët edhe të kryetarit të grupit parlamentar”, u shpreh më tej Këlliçi.

Leave a Reply