Por Jorida Tabaku u nxitua që të saktësojë se kjo kohë demokrateve u duhet për t’u konsultuar për këtë proces dhe mes njëri-tjetrit. Propozimi i Fatmir Mediut për t’u bërë pjesë e procesit të konsultimeve jo vetëm grupet parlamentare dhe subjektet politike, mori kundërshtimin e prerë të shumicës.
Ironisë së përfaqësuesve të opozitës për procesin e nisur brenda Partisë Socialiste për gjetjen e kandidaturave për President, iu përgjigj kryetari grupit parlamentar Balla qË sqaron se nuk mund të ngatërrohen te dy proceset, ai kushtetuese me atë politik për subjektin që përfaqëson.
Që procesi të mos niste me një shkelje kushtetuese, u ra dakord që mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të nisur këtë të mërkurë të vijojë në datën 10 Maj kur zyrtarisht do të nisë dhe procedura parlamentare për të gjetur pasuesin e Ilir Metës.