Turqia ka marre nje tjetër goditje pas sulmit terrorist te Stambollit. Kësaj here ne shënjestër ishin zyrat e policisë ne Diarbakir, ku si pasoje e shpërthimit te nje bombe, gjeten vdekjen 6 persona dhe u plagosen 39 te tjerë. Shpërthimi shkaktoi dëme edhe te ndërtesave te banuara aty pranë. Mes viktimave janë nje grua dhe nje foshnje. Trupat e shpëtimit vijuan kërkimet mes rrënojave ne vendin e ngjarjes, ku besohet te ketë te tjera viktima. Ndonëse asnjë grup nuk ka marre ende pergjegjesine per sulmin, zyrtaret turq besojnë se ai eshte kryer nga militante te Partisë se Punëtoreve te Kurdistanit, qe veprojnë ne ketë zone. Në provincën Diarbakir kanë ndodhur përleshje të dhunshme midis separatistëve kurdë dhe ushtrisë turke muajt e kaluar.
Rutte takohet me Trump, Sekretari i NATO-s bisedon me Presidentin e zgjedhur të SHBA për sigurinë globale
Donald Trump është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Florida. Ata kanë diskutuar për një sërë…