Partia Demokratike rimerre akuzat në adresë të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja. Deputetja Albana Vokshi, deklaroi se në raportin e KLSH-së, që gjendet në Prokurori, jepen detaje mbi skemën e vjedhjes përmes rimbursimit fiktiv të ilaçeve. Deputetja demokrate, njëherësh kryetare e komisionit parlamentar të Shëndetësisë, këkron nga Prokuroria të hetojë faktet dhe të dërgojë në Gjykatë ministrin Beqja me akuza për korrupsion.
Berisha: Do t’i dorëzojmë SPAK-ut dhe NATO-s prova për trafikun e armëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke e akuzuar për përfshirje në një skemë të…


