Kohë më parë, Shaqir Fetai paska pritur në zyrën e uzurpuar të Kryetarit të BFI-së, një teolog nga Shkupi që jeton dhe vepron në Hamburg të Gjermanisë. Gjithçka në regull nëse Shaqir Fetai nuk do të niste ta luajë “gjermanin”, apo atë dylberin që prezantohet “unë nuk jam nga këtu”! E pret njeriun e respektuar, ndërkohë që, akoma nuk është penduar nga ajo që ishte i përfshirë në trillime, që ka përfolur apo ka lejuar të flitet për mysafirin në kohën kur Shaqir Fetai ishte anëtarë i Mexhlisit Shura, apo edhe anëtarë i Rijasetit! Për personalitetin në fjalë janë thënë lloj-lloj shpifjesh të cilave Shair Fetai u ka buzëqeshur si debill dhe kurrë nuk ka kundërshtuar për ta mbrojtur dinjtetin e teologut nga Hamburgu! Dhe, sakaq, e pret në zyre duke i thurur elozhe! Ja edhe jë hipokrizi e Shaqir Fetait!
Megjithatë, Shaqir Fetai ka nevojë për ta manipuluar hoxhën e respektuar! Dëshiron që t’i shpërfytyrohet në “gjerman”! Shaqir Fetai vdes që të tregohet pak gjerman, në kuptimin kohor dhe jo gjenetik. Ai vdes të përfaqësojë qeverinë, popullin gjerman. Të jetë më i madhi i gjermanëve. Këtë kompleks ai shpreh përmes fjalisë: “Me këtë rast, Reisul Ulemaja në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV e falënderoi për punën e madhe që ka bërë në Gjermani dhe që vazhdon të bëjë dhe në shenjë respekti i ndau mirënjohje dhe Letërnjoftimin më të ri të BFI e RMV”!
Shaqir Fetai e falënderon hoxhën e nderuar për kontributin që po e jep në Gjermani!!! Po pse ta falënderojë Shaqir Fetai kur këtë mund ta bëjë Hansi, apo Myleri, apo, pse jo, Merkeli! Paramendoni kur një ditë ta gjejë një hoxhë që jeton dhe vepron në Amerikë dhe, të njëjtit pastaj t’i shpreh mirënjohje për kontributin e tij në Amerikë. Sa mend ka Shaqir Fetai i hy punës për ta gjetur edhe ndonjë hoxhë nga Rusia dhe ta falënderojë e t’i japë mirënjohje për kontributin e tij që po e jep në Rusi!
Allahu e di se çoç i duket vetja? Ndonjë Guteresh apo Butros Butros Gali!
Po çka ishte një fjali tjetër?! Ia paska dhuruar Letërnjoftimin më të ri të BFI-së?! Letërnjohtimi, si dokument, më i riu, bëhet vetëm nëse ke ndërruar adresë, emër, apo mbiemër! Epo, cili na qenka ky “letërnjhtim i ri i BFI-së”? Për dallim prej të vjetrit, mund të thuhet se tani, kemi një BFI me në krye “ORAO”-n e instaluar nga shërbimet recidiviste të UDB-së, dhe të shkatërruar deri në themel, pa kurrfarë identiteti dhe pa kurrfarë integriteti!
A i kujtohet Shaqir Fetait kur i nisi hapat e para në BFI? Kush ishte kryesia? Me kë drejtonte H. Sulejman ef. Rexhepi? Me Hafëz Idriz Selamin dhe Hafëz Rexhep Nuredinin që i kishin nja 100-200 hoxhallarë mbapa! Me Hafëz Zenun Berishën, Jakup Selimovskin, Isa Ismailin, Bahri Aliun, Ruzhdi Latën, Alifekri Esati që ishin tmerri i intrigantëve kudo që mundoheshin të ngrisin kokë! Dhe, prej më të rinjëve, Afrim Tahirit, të cilin BFI-ja historikisht do ta njohë si drejtuesin që nuk i shmangej për asnjë shkronjë Kushtetuës dhe tërë rregullativës së BFI-së! Para këtyre personaliteteve të nënvizuar më sipër, sa herë që paraqitej Shaqir Fetai, ua ngacmonte nervat dhe i bënte nervoz me sjelljet e tij servile dhe me të folmën e tij prej hipokriti. Gjithnjë dhe për çdo gjë u thoshte: “edhe unë jam me ju”! Sepse ishte pa personalitet, ishte pa integritet, ndaj dhe, si i tillë, gjithnjë i refuzuar, i përçmuar e i urryer! Si duket, duke qenën nën presion të këtij kompleksi, Shaqir Fetai do të pranojë çdo veprim mbi të, do të pranojë çdo plan me të, do të pranojë çdo detyrë, qoftë edhe imorale, vetëm e vtëm që “t’u bëhet një ditë reis”! Ai mund të bëhet edhe “Kapetan Leshi” por njeri, jo! Aq më pak gjerman apo “françuz”!
Sikleti i intrigantit
Sikleti i intrigantit është një fenomen i njohur, i cili vjen nga përzierja e ambicieve personale, intrigave politike dhe moralit…