Kullën e Aifelit në Paris një nga pikat më të vizituara në botë, vizitorët gjithnjë e më shumë po i shmangen pas sulmeve terroriste që ndodhën më 14 nëntor në kryeqytetin francez.
Vitin e kaluar, kullën e Aifelit e kanë vizituar diçka më pak se shtatë milionë njerëz, çka është një rënie prej 2.5 për qind krahasuar me vitin 2014, në të cilin u regjistruan 7.1 milionë turistë, thuhet nga kompania SETE, e që transmeton AFP.
“Para ngjarjeve tragjike që goditën Francën vizitat janë rritur për një për qind”, thuhet në deklaratë.
Shumica e vizitorëve, gati 80 përqind janë të huaj , kryesisht nga SHBA, Kanada , Britania e Madhe , Spanja dhe Italia, thuhet në deklaratë të SETE. Kjo kompani ka deklaruar se numri i turistëve nga Amerika e Veriut dhe vendet e Evropës Perëndimore janë të qëndrueshme, por që ka më pak ruse dhe më shumë indianë dhe kinezë , si dhe brazilianë .