Irak, mbi 18.000 civil të vrarë në dy vitet e fundit

Raporti më i fundit i OKB-së dokumenton mizoritë se në Irak ku ISIS ka marrë nën kontroll territore të tëra për të shpallur aty të ashtuquajturin “Kalifat Islamik”  janë vrarë përgjatë dy viteve të paktën 18.000 civilë.

Raporti tregon gjithashtu se të paktën 3500 persona, kryesisht gra dhe fëmijë të komunitetit jazidi, janë skllaveruar nga militantët e ISIS.

Përgjatë periudhës kohore që merr në shqyrtim organizata ndërkombëtare, 1 janari i vitit 2014 dhe 31 tetori i 2015-s, brenda kufijve të Irakut llogaritet të jenë zhvendosur rreth 3.2 milionë njerëz.

Leave a Reply