Për shumë pensionistë italianë, Shqipëria është vendi i shpresës.Në Itali, ku nuk mund të mbyllin as muajin, në vendin fqinj, 1 orë larg atdheut ndjehen “të pasur”.
Reportazhi i emisionit “Ballaro” të Rai Tre, nis me eksodin e mijëra shqiptarëve drejt Italisë, në vitin 1991, ndërsa 25 vjet më vonë, në Shqipërinë, tashmë të transformuar plotësisht, flitet për emigrimin e italianëve.Xhiankarlo, Xhiusepe, Vincenzo e Karmine janë disa prej këtyre pensionistëve, që jetojnë mes Tiranës dhe Durrësit.
Në Shqipëri, një kafe kushton 40 cent, marrja me qira e shtëpisë 150 euro, madje as faturat e fund – muajit nuk shkaktojnë frikë. Me 50 euro në muaj paguhen dritat, uji dhe energjia elektrike.Kështu me një pension minimal prej 500 eurosh, që në Itali nuk mjafton, në Shqipëri mund të konsiderohet pa frikë “një thesar i vogël”, që mund të administrohet pa kokëçarje.
Tv Klan