Parlamenti hollandez ka kërcënuar Serbinë me bllokimin e rrugës së saj evropiane nëse nuk reflekton për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës për agresionin ndaj Ukrainës. Deputetet holandezë shprehën se shtetet kandidate që nuk përputhen mjaftueshëm me politikën e jashtme të BE-së, duhet të përballen me ngrirjen e procesit të anëtarësimit.
Sipas tyre, politika e jashtme e Serbisë nuk është në përputhje me atë të BE-së për sanksione ndaj Moskës.
Përveç kësaj, Serbia akuzohet po minon gjithnjë e më shumë politikën e BE-së duke mbështetur Rusinë dhe duke mos bashkëpunuar me sanksionet evropiane, thuhet në mocionin e deputetëve hollandezë.
Serbia është i vetmi vend në Evropë përveç Bjellorusisë që nuk i mbështet sanksionet evropiane kundër Moskës që nga pushtimi i Ukrainës.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e quajti më parë presionin ndërkombëtar për të mbështetur sanksionet “një gjueti shtrigash”.
Deputetët hollandezë janë të njohur per presionin ndaj qeverisë së tyre dhe Brukselit për pengimin e nisjes së negociatave me vendin tonë madje duke kërcënuar rikthimin e vizave disa kohë me parë.