Rusia vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë

BE do të diskutojë për një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë

Luftime të ashpra po vazhdojnë në Ukrainë, teksa forcat ruse po vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës  energjetike në Donjeck dhe Luhansk duke i lënë banorët në errësirë dhe në temperatura nën zero.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se në Luhansk, forcat ruse po vazhdojnë të përdorin banorët si mburoja njerëzore, duke vendosur pajisje ushtarake dhe duke u pozicionuar afër ndërtesave të banimit.

Sipas presidentit të vendit Volodimir Zelenski zona të tjera që përjetojnë kushte shumë të vështira me furnizimin me energji përfshijnë kryeqytetin Kiev, katër rajone në Ukrainën perëndimore dhe rajonin Dnipropetrovsk në qendër të vendit.  Ndërkohë ,në portin e Odesës në Detin e Zi kanë  rifilluar aktivitet që ishin pezulluar pasi Rusia përdori dronët e prodhuar nga Irani të shtunën  ku goditi dy objekte energjetike.

Ndërkohë Bashkimi Evropian po diskuton për  një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë. Propozimi për paketën e fundit përfshin shtimin në listën e sanksioneve të rreth 200 individëve dhe institucioneve si dhe të 3 bankave ruse,. Sakaq,mbështetja e Uashungtonit për Kievin vijon të jetë e fortë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë presidenti amerikan Joe Biden i tha Zelenskiy gjatë një telefonate të dielën se Uashingtoni po i jepte përparësi përpjekjeve për të rritur mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Leave a Reply