Kur mediokri flet për intelektualizëm

Brenda një fraze prej tri-katër rreshta “intelektuale” të shprehura nga një mediokër, konkretisht nga i instaluari prej shërbimeve të huaja në krye të BFI-së, Shaqir Fetai, lexuesi që ka njohuri sipërfaqësore gjuhësore, do t’i dedektojë tetë gabime gramatikore dhe gjashtë gabime sintaksore

Nga Mr. Abaz Islami

Nga sharllatani i komunitetit pseudo-intelektual ku bë pjesë edhe Shaqir Fetai, na del një definicion mbi intelektualitetin, provë kjo që, në kushtet e dominimit të ligjit gjuhësor, do të mjaftonte për ta futur në birusë për ta vuajtur dënimin burg të përjetshëm. Të të flasë Shaqir Fetai për intelektualitet e intelektualizëm është e njëjtë sikur gomarin ta veshësh me rrobe dirigjenti e ta vëshë për dirigjim para qindra instrumentistëve të filharmonisë.
Sipas Shaqir Fetait “Intelektuali duhet të reflektoi urtësi dhe maturi, sepse kjo është rruga e vetme drejt shpirtit dhe zemrës, vetëdijes, bindjes së njerëzve”! Ky qenka misioni i intelektualit: të shtrojë një rrugë e cila do ta mundësojë depërtimin në shpirt dhe zemër të njeriut! Por, ja që, sipas Shaqir Fetait, zemra na qenka e ngurtë “dhe e mbyllur ndaj agresives, ndaj averzionit, ndaj alogjikes”!!!
Intelektuali është personi që mijëra herë e zbardhë natën mbi libra e duke lexuar, personi që ka njohuri të ndryshme mbi shumë fusha, që ka dhe ofron zgjidhje për probleme të ndryshme, që është i rrjedhshëm, i qartë dhe logjik si dhe që është i gatshëm të kontribuojë sukseshëm mbi çdo problem, të lëshojë rrugë e të sakrifikohet për një të mirë të përgjithshme; intelektualizëm është vetëflijimi për të mirën e çështjeve kombëtare, madje edhe altruizmin e vet e vë në dobi të çështjeve kombëtare!
Këto ditë Rijaseti i Bosnjë-Hercegovinës paska mbajtur një konferencë në Shkup për zbardhjen e figurave boshnjake kudo ku kanë jetuar dhe vepruar në rajon. Për kontributin dhe mikëpritjen është lavdëruar dhe falënderuar Shaqir Fetai! I thuhet këtij “intelektual” që e mohon të veten dhe e lartëson të huajën kur nuk është nevoja!
Po kështu, disa ditë më herët, ishin festat shqiptare të Nëntorit! E çka bëri “intelektuali” Shaqir Fetai dhe rijaseti i tij për 14-22 Nëntorin, çka bëri për 28 Nëntorin përveç që e refuzoi mbajtjen e një premtimi të dhënë dhjetë vite më parë në emër të BFI-së nga Afrim Tahiri, sekretari historik i BFI-së që, në vigjile të këtij 28 Nëntori, të mbahej një konferencë gjithëkombëtare me qëllim të ndriçimit të angazhimit dhe kontributeve patriotike të personaliteteve nga radha e ulemasë shqiptare nëpër kohëra e periudha të ndryshme.
Për Shaqir Fetain më e rëndësishme dhe më e nevojshme është që t’i ndihmohet Rijasetit të Bosnjës që të ndriçohen figurat nacionale boshnjake se sa të dalë një figurë e re teologjike që i ka shërbyer kauzës kombëtare shqiptare!
Ky është kuazi-intelektuali Shaqir Fetai, i cili, me “altruizmin” dhe me “intelektualitetin” e vet më me qejf i shërben të huajit se sa të vetit! Punë mediokri!

Leave a Reply