Përfundon analiza e kapitujve të parë
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë njoftoi se procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE po ecën përpara.
Në njoftim thuhet se të hënën përfundoi procesi i shqyrtimit analitik të grupit të parë të kapitujve, që fokusohen kryesisht në të drejtat themelore të BE-së, sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike.
Këtë të martë kanë nisur në Bruksel takimet dypalëshe për grupin e dytë të kapitujve, ku trajtohen 4 liritë themelore të tregut të përbashkët të BE-së: lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit, krahas politikës së konkurrencës, pronësisë intelektuale dhe të drejtën e kompanive, shërbimet financiare, mbrojtjen e konsumatorit dhe të shëndetit.