Poloni, në 15 ditët e para të vitit u regjistruan mbi 550 mijë raste gripi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Polonisë, njoftoi se në periudhën 1-15 janar në vend u regjistruan mbi 550 mijë raste gripi dhe sëmundjesh të lidhura me gripin.

Në raportin e publikuar nga instituti, thuhet se në të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 33 persona si pasojë e gripit dhe sëmundjeve të lidhura me gripin, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë periudhës 1-15 janar në vend u regjistruan gjithsej 559.474 raste gripi dhe sëmundjesh të lidhura me gripin, thuhet në raportin ku vihet theksi se në spital janë dërguar gjithsej mbi 5 mijë njerëz.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara, në dhjetor 2022 në vend u regjistruan 1 milion e 139 mijë raste gripi dhe sëmundjesh të lidhura me gripin.

Leave a Reply