Më 7 Mars, Presidenti Begaj takon kreun e NATO-s në Bruksel

Presidenti Bajram Begaj do të takohet të martën e 7 Marsit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Aleanca në një njoftim në faqen zyrtare, ku thuhet se takimi do të zhvillohet në zyrat qendrore të NATO-s në Bruksel. Pas takimit Begaj dhe Stoltenberg do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, të martën, më 7 mars 2023, do të presë në selinë e NATO-s Presidentin e Shqipërisë, z. Bajram Begaj. (Në orën) 13:00-13:30 Do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Presidenti i Shqipërisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të NATO-s.

Momentalisht nuk dihen temat e diskutimit mes Begajt dhe Stoltenberg.

Leave a Reply