Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka kërkuar nga ambasadorët e vendeve të jashtme në Maqedoni, që të jenë të kujdesshëm gjatë ndërmjetësimit për zgjidhjen e krizës politike, që të mos keqkuptohen nga qytetarët, njofton Telegrafi.
Ivanov falenderon eurokomisionerin për zgjerim, Johannes Hahn, për zbatimin e marrëveshjes politike dhe e përshëndet gadishmërinë e Bashkimit Evropian për mbështetjen e plotë dhe garantimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira, duke kërkuar që të jenë të kujdesshëm kur kemi të bëjmë me konventën e Vienës.
Kjo deklaratë e kryetarit Ivanov vjen dy ditë pas njoftimeve të euroambasadorit Aivo Orav për kërcënimet serioze ndaj tyre dhe sulmet e ashpra mediatike, ndërkaq MPB ka marrë masa për siguri fizike të ndërmjetësuesve evropian.