Ministrat e G7, thirrje për tërheqjen e Rusisë nga Ukraina

Ministrat e jashtëm kanë shprehur shqetësim për qëndrimin agresiv të Kinës ndaj Tajvanit

Lufta në Ukrainë dhe çështja Kinë-Tajvan ishin temat kryesore të diskutimit të takimit të ministrave të jashtëm të G7. Në takimin që u zhvillua në Japoni, Ministri i Jashtëm Japonez, Hayashi Yoshimasa, i cili hapi edhe takimin u shpreh se është e rëndësishme të ruhet uniteti në zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Në takimin e ministrave të jashtëm të G7 këtë herë, ne patëm një shkëmbim të sinqertë dhe të detajuar të pikëpamjeve mbi situatën në Ukrainë. G7 ra dakord që Rusia duhet të tërheqë të gjitha trupat dhe pajisjet nga Ukraina menjëherë dhe pa kushte, për të vazhduar sanksionet e ashpra ndaj Rusisë dhe të vazhdojmë të mbështesim fort Ukrainën.”

Ministrat e G-7 dënuan njoftimin e bërë muajin e kaluar nga Presidenti Vladimir Putin për dislokim të armëve taktike bërthamore ruse në Bjellorusi. Ata e cilësuan retorikë të papërgjegjshme dhe të papranueshme nga ana e Rusisë.

Gjatë bisedimeve, ministrat ngritën shqetësimin për qëndrimin gjithmjë e më agresiv të të Kinës ndaj Tajvanit dhe më gjerë në rajon.

Kina dëshiron gjithnjë e më shumë të zëvendësojë rregullat ekzistuese, të përgjithshme, detyruese, ndërkombëtare me rregullat e veta. Atyre u pëlqen të pretendojnë se nuk ka rregulla, edhe pse i kanë ratifikuar vetë traktatet.”

Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit u tha gazetarëve se mes vendeve të grupit ka gjithashtu një interesim të madh për t’u siguruar që Pekini të përmbushë angazhimin e bërë ndaj komunitetit ndërkombëtar, se nuk do të furnizojë me armë Rusinë.

Leave a Reply